INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapriçot e motit! Shi e rënie temperaturash, mësoni si do jenë temperaturat ditët në vijim...

Kapriçot e motit! Shi e rënie temperaturash, mësoni si do jenë temperaturat ditët në vijim...

Publikuar më: 18:22 16-07-2018

Java nis me mot të paqendrueshëm. Sipas Meteoalb, pjesa e parë e javës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta vranësirat gjatë së martës kur priten shira të përkohshëm kryesisht në zonat malore dhe pjesërisht në Qendër.

Ndërsa pjesa e dytë e javës ri-sjell dominim të motit të kthjellët thuajse në të gjithë vendin.

Temperaturat do të pësojnë rënie të lehta dhe graduale deri të enjten, më e ndjeshme rënia gjatë së mërkurës por sërisht fundjava do të sjellë rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të kapërcejë vlerën 36°C.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031709671020508