INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaq e kishin pushimet! Ku dhe me çfarë do e shohim Luanën sezonin e ri? E tregon vetë moderatorja! [VIDEO]

Kaq e kishin pushimet! Ku dhe me çfarë do e shohim Luanën sezonin e ri? E tregon vetë moderatorja! [VIDEO]

Publikuar më: 18:21 28-08-2019

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të preferuara për publikun shqiptar, por edhe si këngëtare ka patur goxha sukses vitet e fundit. Duke e ditur mirë influencën e saj, moderatorja dhe këngëtarja përpiqet gjithmonë që të postojë gjëra sa më interesante në profilin e saj.

Luana është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan vazhdimisht me fansat foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private.

Siç duket tashmë pushimet kanë mbaruar për Luanën dhe moderatorje pritet të fillojë punë në televizion pasi i ka munguar ekranit sa i përket prezantimit, sepse gjatë gjithë kësaj periudhe ishte fokusuar tek muzika.

jo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram spotin e ri të emisionit, emrin e të cilit ende nuk e ka zbuluar.

Me fustan të zi bust dhe flokët e mbledhura, Luana shfaqet duke u rregulluar nga dy grimierë, teksa buzëqesh para kamerës.

Nuk dihet ende nëse Luana do rikthehet me "Shiko kush luan" apo ndonjë emision të ri.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717