INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KE lë mënjanë diplomacinë: “Në vend lulëzon droga dhe korrupsioni. Rama përgjegjës për dështimet”

KE lë mënjanë diplomacinë: “Në vend lulëzon droga dhe korrupsioni. Rama përgjegjës për dështimet”

Publikuar më: 16:23 06-11-2017

Këshilli i Evropës i shqetësuar mbi situatën aktuale në të cilin po kalon vendi. Nëpërmjet një shkrimi në faqen zyrtare të tij, ka analizuar situake1.pngtën në Ballkan, ndërsa shqetësimi për Shqipërinë është evident.
Këshilli i Evropës:


“Shqipëria ka përçarje të madhe politike, ku politikat dhe marrëdhëniet klanore ndërthuren në rrjetën e hakmarrjes dhe korrupsioni. Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë në këtë ambient. Në vend që ti përgjigjen këtyre dështimeve qeveritare, Edi Rama, kryeministri shqiptar, kohët e fundit i ka përkeqësuar edhe më tepër, duke ngritur spektrin e Shqipërisë së Madhe, duke ushqyer frikën e separatizmit në Maqedoninë fqinje”/
Edhe në Tiranë, ambasadorja e BE Romana vllahutin kërkoi angazhim serioz të qeverisë shqiptare për realizimin e reformave. Në këtë pikë Vllahutin ishte e drejtpërdrejtë për qeverinë shqiptare.
Romana Vllahutin
“Raportet vjetore janë gjithçka tjetër por nuk janë vetëm një ushtrim që duhet të vendoset një shenjë ku janë bërë gjëra të caktuara. Ky nuk është një ushtrim që bëhet në interes të Bashkimit Europian por është diçka që bëhet në të mirë të Shqipërisë. Reformat nuk bëhen sepse i kërkon BE por për faktin që reformat i duan fort shqiptarët”.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038740634918213