INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këndon spanjisht në makinën e saj, këngëtarja e njohur shqiptare përfundon në Instagramin e yllit latin J Balvin [FOTO]

Këndon spanjisht në makinën e saj, këngëtarja e njohur shqiptare përfundon në Instagramin e yllit latin J Balvin [FOTO]

Publikuar më: 13:30 16-09-2018

J Balvin është një ndër këngëtarët më të mirë latinë dhe shumë i pëlqyer në të gjithë botën. Këngët e tij ritmike numërojnë me miliona klikime dhe i dëgjojmë në të gjitha ambientet. Mirëpo së fundmi ai ka bashkëpunuar me këngëtaren shqiptare Bebe Rexha dhe David Guetta për këngën që mban titullin “Say My Name”. Kënga është pjesë e albumit “7” të Guetas dhe ende nuk është publikuar në Youtube. Albumin mund ta dëgjoni në kanalet e tjera muzikore si Spotify, Deezer, Google Play Store etj.

Në këngën “Say My Name” ishte planifikuar të këndonte edhe këngëtarja Demi Lovato por për shkak të problemeve me shëndetin është tërhequr nga kënga.

E siç duket tashmë ka nisur promovimi i këngës pasi Bebe Rexha ka publikuar një video ku shfaqet duke kënduar në gjuhën spanjolle një pjesë të këngës ndërkohë që nget makinën. J Balvin ka bërë një “screenshot” të kësaj videoje dhe e ka publikuar në instastory-in e tij.

 

perfun.png

Article Logic
Execution time: 0.0031378269195557