INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e njohur thotë “Jam krenare që jam shqiptare” në këtë video, ja si reagon Neymar [FOTO / VIDEO]

Këngëtarja e njohur thotë “Jam krenare që jam shqiptare” në këtë video, ja si reagon Neymar [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 21:21 17-02-2018

Ky veprim i Neymar, për ne shqiptarët është më i bukur se golat e tij! 

PSG ka shënuar fitore të thellë ndeshjen e sotme përballë Strasbourg me rezultatin 5-2, e padiskutim goli më i bukur ishte “perla” e Neymar. Ama për ne shqiptarët, me siguri një tjetër veprim që ka bërë futbollisti i njohur ka më shumë vlerë se sa ai gol. 

Rita Ora, këngëtarja kosovare me famë botërore, ka ardhur në Kosovë për të mbajtur një koncert për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Koncerti i Ritës, në të cilin i ka ftuar të gjithë që të marrin pjesë pasi që do të jetë i hapur, do të fillojë nga ora 22:00 në sheshin Skënderbeu të Prishtinës.

Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, Rita ka publikuar foto e video të ndryshme e një nga më të bukurat ishte kur një vajzë e vogël e përqafon dhe i thotë anglisht që e do shumë.

Rita e ka ndarë me ndjekësit e saj këtë video ku shkroi se kjo ishte një pritje shumë e ëmbël dhe ndihet shumë krenare që është shqiptare për këto momente të tilla.

Por në listën e gjatë të personave që e kanë pëlqyer videon, është edhe futbollisti i njohur, braziliani Neymar i cili njihet për miqësinë me Rita Orën pasi shpesh herë janë fotografuar bashkë në shoqërinë e Lewis Hamilton. Në këtë video, Rita ka marrë “like” edhe nga Miley Cyrus.

 

piz.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887