INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni një punë stresuese... Kujdes mund të humbisni shikimin

Keni një punë stresuese... Kujdes mund të humbisni shikimin

Publikuar më: 14:35 21-06-2018

Puna juaj ju streson? Atëherë duhet të gjeni një mënyrë një mënyrë shpëtimi pasi rrezikoni të humbisni edhe shikimin. Të paktën kështu raporton një studim i realizuar nga ekspertët në Universitetin Magdeburg në Gjermani.

Edhe pse ndoshta aprirori dihej që stresi ndikon tek sytë tashmë studiuesit janë të sigurt se stresi shkakton edhe humbje të shikimit.

Stresi psikologjik i dëmton sytë njësoj sikurse sëmundja e diabetit i cili po ashtu shkakton humbje të shikimit.

Nervat dhe enët e gjakut në sy dhe në tru mund të preken nga nivele të larta të kortizolit i njohur ndryshe si hormoni i stresit, i cili con në përkeqësimin e shikimit tuaj

Studimi zbuloi po ashtu se duke reduktuar stresin ju mund të parandaloni dëmtimin dhe të rifitoni shikim tuaj.

Stresi shkaktohet pasi jeni nënpresion, shqetësoheni për shumë gjëra, apo jeni përballë përgjegjësive që nuk i prisnit.

Specialistët shprehen se duke kuptuar lidhjen mes stresit dhe shikimit do të mund të ndihmojnë mjektë të gjejnë edhe trajtimet e duhura duke përfshirë menaxhimin e stresit.

Shumë prej ekpertëve sugjerojnë që njerëzit mund të reduktojnë stresin duke organizuar më mirë kohën, të kërkojnë ndihmë, të përcaktojnë qartë qëllimet dhe të bëjnë një listë me detyrat më të rëndësishme.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719