INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcimi i Rashelit ngjalli DEBAT mes Kledit dhe Gracianos! Balerini flet troç: Rasheli është seksi, nuk mund të dalë si grua zonjë ... [VIDEO]

Kërcimi i Rashelit ngjalli DEBAT mes Kledit dhe Gracianos! Balerini flet troç: Rasheli është seksi, nuk mund të dalë si grua zonjë ... [VIDEO]

Publikuar më: 22:15 17-10-2018

Pak javë më parë në natën e tretë të spektaklit “Dance With Me” performanca e çiftit Rashel Kolaneci dhe Seldi që ka ngjallur debate në sallë dhe “shkak” u bënë asetet e konkurentes.

Balerini i njohur Klejdi Kadiu nuk vlerësoi performancën duke u shprehur se nëqoftëse nuk do të ishin motorrët dhe muzika Rasheli nuk kishte grindë dhe fuqi gjatë kërcimit.

Por reagimi i balerinit profesionist Graciano Tagani ishte i menjëhershëm i cili u shpreh se komentet për Rashelin janë gjithmonë të vrazhda në krahasim me konkurentët e tjerë. Duke ia përmendur se mos harronte se janë amator, por këtë debat Graciano e foli edhe në studion e emisionit "Fun Day" me moderatore Fatma Methasani.

Ai tregoi se tashmë nuk janë në konflikt dhe flasin por nuk i pëlqeu paragjykimi që u bë ndaj Rashelit, ku e gjykonin si vulgare apo pa forcë. Ai tha se gjërat janë të ndara dhe nuk mund të bëjë Rasheli si "grua zonjë", pasi pika e fortë e Rashelit janë edhe asetet seksi dhe kështu ai nuk mund te rrinte dot pa folur. Kjo pasi ata lodhen dhe çdokush ka defekte por për më shumë dëgjoni Gracianon në intervistën e mëposhtme, minuta 16:10/intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0034501552581787