INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkesa e Xhafajt për ta thirrur në Prokurori, reagon Basha: ‘Letra, akt i dënueshëm i Fatmir Xhafajt’

Kërkesa e Xhafajt për ta thirrur në Prokurori, reagon Basha: ‘Letra, akt i dënueshëm i Fatmir Xhafajt’

Publikuar më: 15:05 21-03-2018

Kreu i PD Lulzim Basha gjatë një konference për shtyp, për letrën e dërguar sot nga ministri Xhafaj, ku i kërkonte drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj të thërrasë që të japin dëshminë Basha dhe Berisha.

Sipas Xhafajt, këta të fundit duhet të japin dëshminë si persona që kanë dijeni lidhur me poseduesit e ngarkesës prej 613 kg kokainë në Durrës.

Kreu i PD, e cilësoi këtë si një akt të dënueshëm nga ana e Xhafajt.

“Kjo letër është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafajt. Uroj që përgjigjia ndaj kësaj pyetje të mos shkojë në kurriz të mesazhit të dhënë nga FMN”, u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881