INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkesat e opozitës, Rama: Sa herë afrojnë zgjedhjet ata dalin nga binarët

Kërkesat e opozitës, Rama: Sa herë afrojnë zgjedhjet ata dalin nga binarët

Publikuar më: 17:40 19-02-2019

Kryeministri Edi Rama nga takimi në Pukë i është përgjigjur opozitës lidhur me dorëheqjen e tij. Ai tha se opozita po i frikësohet zgjedhjeve, ndaj nxjerr alibi. “Është një film i parë, sa herë afrohen zgjedhjet ata fillojnë avazin sepse e dinë se nuk po fitojnë zgjedhjet. Ndërtuan një çadër mes bulevardit, bllokuan rrugë, bënë çmos që të shmanginin zgjedhjet dhe t’i përdorin ato kundër reformës në drejtësi. Sot është e njëjta situatë. Sa herë afrohen zgjedhjet ata dalin nga binarët, nuk ka asnjë arsye tjetër, të gjitha janë alibi, janë mënyra për t’i ikur ballafaqimit me zgjedhësit”, tha Rama, ndërsa sfidoi opozitën me rezultatet e zgjedhjeve të pritshme lokale dhe ato parlamentare në 2021. “Nuk kemi rrugë tjetër, do zbatojmë kontratën me popullin. Nuk e di ç’do bëjnë ata por në këto zgjedhje dhe në ato të 2021 populli do t’i lërë aty ku e kanë vendin, aty ku janë tani dhe do të jenë më pak se çjanë sot”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.003026008605957