INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 6 arsyet pse ndahen çiftet SHQIPTARE dhe nuk i mohoni dot!

Këto janë 6 arsyet pse ndahen çiftet SHQIPTARE dhe nuk i mohoni dot!

Publikuar më: 22:19 11-07-2018

Ditët e sotme po shohim se kemi një numër të madh të lidhjeve apo martesave që mbarojnë shumë shpejt. Sigurisht, anketimet apo studimet e ndryshme kanë treguar se në këtë drejtim ndikojnë disa faktorë.

Ka disa arsye që mbarojnë lidhjet mes çifteve shqiptare dhe më poshtë po i rendisim:

E kanë marrë vesh të shtëpisë

Kjo është fjalia të cilën zakonisht partneria ia thotë të dashurit e që lë të kuptojmë se familja e saj nuk e aprovon dashurinë me djalin, qoftë për shkak të moshës së re apo ndonjë arsye tjetër.

Ka pasur më shumë se dy të dashur

Sipas shumicës së djemve shqiptarë, nëse një vajzë ka pasur më shumë se 2 të dashur ajo nuk është e moralshme dhe kjo dukuri bën që shumë çifte të ndahen për këtë arsye.

I ka bërë like fotot ndonjë vajze/djali

Edhe pse thonë që xhelozia është e mirë për arsye se ai/ajo që xhelozon edhe dashuron, ndonjëherë është edhe e dëmshme. Kjo arsye se përse ndahen çiftet ndodh në rastet e xhelozisë së tepërt, ku nëse njëri nga partnerët i pëlqen fotot dikujt atëherë lindin probleme mes çiftit.

Kanë kuptuar se janë kushërinj

Fatkeqësisht edhe kjo është një dukuri mjaft e zakonshme në vendin tonë. Kjo zakonisht ndodh pas një kohe të gjatë të lidhjes, ku çifti fillon të njihet mes vete edhe familjarisht, e kur fillon njohja familjare e kuptojnë që janë të lidhur më shumë se si çift me njëri – tjetrin.

Nuk është e virgjër

Për shkak të mentalitetit, siç e quajnë disa të “prapambetur”, shumë çifte e prishin lidhjen e tyre për shkak të së kaluarës së vajzës sepse shumë meshkujve shqiptar u pengon nëse e dashura e tyre e ka humbur virgjërinë me dikë tjetër, sipas albeu.com. Siç duket shqiptari në gjithçka dëshiron të jetë i pari!

Kur ia vonon mesazhet në Facebook

Kjo ndodh në rastet ekstreme të xhelozisë, ku nëse gjatë kohës kur janë duke biseduar me njëri-tjetrin, djali apo vajza ia vonon fjalët atëherë menjëherë fillojnë problemet. Kjo për arsye se vonimi i fjalëve lë të kuptojmë që partneri jonë gjatë kohës kur është duke biseduar me ne, është duke biseduar edhe me dikë tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0015950202941895