INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto meshkuj kanë më shumë mundësi që të martohen. Femra, nxitoni!

Këto meshkuj kanë më shumë mundësi që të martohen. Femra, nxitoni!

Publikuar më: 14:15 21-03-2018
Dashuria është një gjë shumë e komplikuar.
Sipas një studimi të kohëve të fundit, llojet e inteligjencës të ekspozuara nga meshkujt mund të luajnë një faktor të madh për të përcaktuar nëse do të martohen apo jo. Studiuesit nga Hanken School of Economics dhe Aalto University në Helsinki, Finlandë dhe University Temple në Filadelfia vendosën të eksplorojnë se si inteligjenca e një njeriu mund të ndikojë në perspektivat e martesës së tij. Ekipi, i udhëhequr nga Jaakko Aspara, përdori të dhëna të grumbulluara nga Forcat e Armatosura Finlandeze, Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Popullsisë në Finlandë dhe Autoriteti Tatimor i Finlandës. Në total, ata vlerësuan rreth 190.000 meshkuj, duke marrë parasysh IQ-të e tyre, të ardhurat dhe statusin social. Rezultatet e IQ të meshkujve u ndanë në tre pjesë: inteligjenca verbale, logjike dhe numerike.Inteligjenca verbale, sipas intv.al  përfshin të qenurit në gjendje të analizojnë informatat dhe të zgjidhin problemet duke përdorur arsyetimin e bazuar në gjuhë. Inteligjenca logjike përbëhet nga aftësia për të kuptuar dhe zgjidhur problemet komplekse. Hulumtuesit arritën në përfundimin se meshkujt me inteligjencë më të madhe kishin më shumë mundësi të martoheshin në të ardhmen. 
 
Burimi: Independent
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0041520595550537