INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian ndryshon drastikisht pamjen, fansat “e kryqëzojnë”: Turp të kesh! [FOTO]

Kim Kardashian ndryshon drastikisht pamjen, fansat “e kryqëzojnë”: Turp të kesh! [FOTO]

Publikuar më: 22:58 29-01-2018

Ajo është padiskutim një nga femrat më të komentuara në botën e shoWbizit dhe çdo “lëvizje” e saj tërheq vëmendjen. Kim Kardashian dhe Kanye West para pak ditësh u bënë prindër të një fëmije të tretë të lindur nga një nënë surrogate, e siç duket çdo gjë është “vaj” në jetën e çiftit në fjalë. Të paktën ishte deri tani, sepse së fundmi fansat i janë kundërvënë keq bukuroshes 37-vjeçare. 

Ylli televiziv, po përballet me reagime të ashpra nga fansat e saj për shkak se ajo ka sjellë në trend një stil të ri flokësh. Kim ka postuar një video në Snapchat të dielën duke treguar stilin e ri të flokëve me gërsheta bjonde, dhe tha se është inspiruar nga aktorja e njohur e viteve ’80 “Bo Derek” e cila u paraqit me këtë pamje në filmin “10”. 

collageehuaj.jpg

Më pas ajo ka vendosur ta ndajë ndryshimin edhe me ndjekësit e saj në Instagram.

kimmii.png

 

Fansat kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur indinjimin ndaj Kim Kardashian për këtë ndryshim duke e akuzuar atë se nuk ka respektuar aktoren madje kanë shkuar më tej duke thënë se po i vjedh kulturën dhe stilin e saj.  

collagekenz.jpg

Ndërkohë që kishte persona që i thonin “duhet të kesh turp nga vetja”, kishte edhe të tjerë që kjo pamje e Kim ju pëlqente shumë.

hatters.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037288665771484