INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim ndahet nga Kanye West? Gjithçka që nuk duhet të humbisni nga Met Gala 2018 [FOTO]

Kim ndahet nga Kanye West? Gjithçka që nuk duhet të humbisni nga Met Gala 2018 [FOTO]

Publikuar më: 19:24 08-05-2018

Met Gala është një aktivitet mode që mbledh këngëtaret, modelet dhe personazhet e njohur të veshur sipas një teme të caktuar. Tema sivjet për Met Gala 2018 ishte "Trupat qiellorë: Moda dhe Imagjinata katolike". Kjo ngjarje e rëndësishme adresoi ndikimin e fesë dhe veshjeve meshtare në modë dhe të stilistëve të njohur. Teksa parakalonin në teptin e kuq, yjet bënë që të flitej vetëm për ta dhe veshjen e tyre atë mbrëmje. Por përpos veshjeve, yjet e Hollyëood-it janë përfolur edhe për gjëra të tjera. Në emisionin Fun Day me moderatoren Fatma Methasani u disktuan 4 lajmet më të përfolura në këtë event.

2 Chainz i propozon të dashurës për martesë
Një ndër gjërat më surprizuese dhe të bukura që ndodhi në Met Gala dhe që mori vemendje të madhe ishte propozimi për martesë që reperi 2 Chainz i bëri të dashurës Nakesha Ward në tapetin e kuq në Met Gala. Sigurisht, përgjigjia e saj ishte “Po”. Kur e pyetën gazetarët reperin se sa kohë kishe që e kishe marrë këtë vendim ai u shpreh duke qeshur se kishte vetëm 1 minutë më përpara se të kalonte në tapetin e kuq. Çifti janë të lidhur që nga viti 2013 dhe ata kanë tre fëmijë së bashku: Heaven, Harmony and Halo. Pas kësaj, është pyetur e dashura e reperit, e cila u shpreh që është shumë e lumtur dhe ndihet me fat që ka një person në krah si 2 Chainz.

9.1.png

Shawn Mendes dhe Hailey Baldwin konfirmojnë lidhjen e tyre
Prej kohësh kanë qarkulluar lajme se Shaën Mendes dhe Hailey Baldëin janë në një marrëdhënie, por ata të dy nuk e kishin konfirmuar vetë asnjëherë. Mesa duket ata kanë pritur pikërisht këtë ngjarje kaq të rëndësishme si Met Gala për t’i shuar të gjitha dyshimet, shkruan intv.al. Tani s’ka më asnjë dyshim, ata janë bashkë dhe u shfaqën zyrtarisht për herë të parë mbrëmë në tapetin e kuq në Met Gala 2018. Epo urime çiftit atëherë. Duhet të themi që ata duken kaq bukur bashkë!

9.2.jpg

Kim Kardashian kalon në tapetin e kuq në Met Gala, por pa Kanye West
Një ndër gjërat më të komentuara në Met Gala ishte edhe fakti që Kim Kardashian për herë të parë shfaqet vetëm në tapetin e kuq dhe pa bashkëshortin e saj Kanye West. Menjëherë janë hedhur dyshimet nëse ka diçka që nuk shkon mes çiftit, por sipas mediave të huaja ka një arsye të fortë se pse Kanye West nuk e shoqëroi Kimin. Arsyeja ka qenë albumi i tij. Një event si Met Gala duket si i tepërt për momentin, për aq kohë sa Kanye është tejet i fokusuar në këtë projekt. Gjithsesi Kimi ka mundur që të shkëlqejë në Met Gala e cila kishte veshur një fustan gold pas trupit të Versaces, ku dukej edhe kryqi i qëndrisur në të.

9.4.jpg

Parakalimi i Kylie Jenner me Travis Scott
Vëmendje të madhe mori edhe paraqitja e çiftit të ri Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott. Mesa duket Kylie është shumë në formë pas lindjes dhe ka arritur që të gjejë disa momente që të argëtohet me partnerin e saj, por pa vajzën e tyre Stormi. Ata të dy tërhoqën vëmëndjen e të gjtihëve me paraqitjen e tyre, sidomos syzet e vogla retro të Kylie. Ajo kishte veshur në fustan të zi shumë elegant dhe të gjatë e cila ishte e kapur gjatë gjithë kohës pas dore me Travis Scott. Duhet të përmendim gjithashtu se ishte shfaqja e tyre bashkë për herë të parë në Met Gala dhe në një event ku bëhet parakalimi në tapet të kuq.

9.3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041739940643311