INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kisha dhe Xhamia eshte brenda jush...

Kisha dhe Xhamia eshte brenda jush...

Publikuar më: 10:05 26-10-2018

Nese nuk keni cfare te beni, me mire duajeni njeri tjetrin! Falini buzeqeshje njeri-tjetrit!

Nese nuk keni cfare te beni, shkoni tek prinderit tuaj, respektojini, duajini, perqafojini, kaloni kohe me ta, e pastaj filloni punen tuaj! Ata luten t’ju shohin syte. Bejini krenare dhe mbushjuani syte me lote gezimi!

Nese nuk keni cfare te beni, telefonojuni atyre qe i keni larg! Lereni krenarine! Shprehuani dashurine! S’ka gje nese nuk ju kthehet mbrapsht, bejeni per shpirtin tuaj! Mbusheni ate me dashuri!

Nese nuk keni cfare te beni, buzeqeshini atij qe shpinen e ka te kerrusur nga hallet! Dhurojini nje perqafim! Nuk mund t’i rregullosh jeten, por do e besh te ndjehet me mire!

Nese nuk keni cfare te beni, ndihmoje komshine e varfer! Falja nje pjese te ushqimit tend, qofte edhe ate qe ngelet nga ajo qe ke ngrene ti! Per ty eshte asgje, per ate mund te jete gjithcka.

Nese nuk keni cfare te beni, mos degjoni cfare tha ky dhe ai, apo kjo dhe ajo, nese nuk ke dicka te mire per te thene, me mire mos thuaj asgje!

Nese nuk keni cfare te beni, nese nuk beni dot mire, me mire mos beni asgje!

Falenderojmë Ida Nurçen për shkrimin e publikuar në intv.al.

Article Logic
Execution time: 0.0029709339141846