INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është Félicette, macja e parë që udhëtoi në hapsirë [VIDEO]

Kjo është Félicette, macja e parë që udhëtoi në hapsirë [VIDEO]

Publikuar më: 18:28 18-10-2017

Të gjithë e dimë që njeriu i parë që doli në hapësirë është Neil Armstrong por a e dini qe macja e parë që doli në hapësirë ishte Félicette?

Në vitin 1963, pas një programi trajnimi rigoroz, Félicette u bë austromacja e parë që udhëtoi jashtë toke.

Pesëdhjetë e katër vjet më parë Félicette një mace franceze, u nis nga një bazë në shkretëtirën Sahara në bordin e raketës Véronique AVI - V47.

Fluturimi i Félicette zgjati 12 minuta duke përfshirë pesë minuta pa peshë, dhe u kthye e shëndosh e mirë në tokë.

Macja u zgjodh midis shume konkurrenteve të cilat iu nënshtruan me dhjetëra testeve duke përfshirë këtu dhe një rrotullim në centrifugë.

Fotografia që shihini është marr pasi Félicette u kthye në Tokë dhe iu dorëzua antarëve të ekipit të projektit.

Mbi të është shkruajtur "Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në misionin tim të suksesshëm të 18 tetorit 1963"

Historia e saj është e ngjashme me historinë e austrodogut , Laika, e cila u bë qeni i parë në hapësirë në vitin 1957.

Megjithatë Félicette nuk ishte kafsha e parë franceze në hapësirë.

Ky nder i takon Hektorit, një "miu të bardhë", misioni i të cilit u realizua në 22 shkurt 1961.

 

Article Logic
Execution time: 0.003303050994873