INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

KLSH akuzon koncesionarët, mund të kenë përfituar më shumë para nga rimbursimi[VIDEO]

Publikuar më: 10:45 12-02-2019

Kontrolli i Lartë i Shtetit hedh dyshime të forta në lidhje me koncesionarët e hidrocentraleve. Mendohet se mund të kenë përfituar rimbursim më shumë sesa vlera që u takon dhe këto veprime sipas KLSH përbëjnë risk të lartë për financat. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një auditim në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ku ka konstatuar edhe problematikën që lidhet me rimbursimin e TVSH-së, që lidhen me mosrespektimin e radhës, njohjen e detyrimeve të rimbursimit dhe zbatimin e kësaj procedure para se vlera e investimit të njihet nga shteti.
Ekspertët e KLSH theksojnë se në vlerësimin tyre si auditues të jashtëm shtetëror paraqet procesi i trajtimit nga ana e administratës tatimore të rasteve të rimbursimit të TVSH-së për kontratat konçesionare në fushën e energjisë, ku nga ana kësaj administrate certifikohet dhe paguhet TVSH-ja për vlera punimesh të cilat tejkalojnë vlerat e kontraktuara me Shtetin Shqiptar.
Raporti nënvizon se mungojnë analizat dhe vlerësimet e hollësishëm të punimeve referuar projekteve, grafikut të punimeve të paraqitura.
“Në shumicën e rasteve grupet e kontrollit për këta tatimpagues të cilat kërkojnë vlera të mëdha financiare dhe kanë një numër të lartë transaksionesh përbëhen vetëm nga një inspektor duke rritur riskun operacional për trajtimin e duhur të tyre. Megjithëse vlerat e punimeve për veprat e ndërtimit nuk janë përfunduar dhe testuar ende, për to vijon rimbursimi i TVSH-së pavarësisht riskut teknik për funksionimin e tyre dhe garantimin e të ardhurave të tatueshme në vijim të cilat i japin tatimpaguesit të drejtën e zbritjes së tatimit” thuhet në dokumentin.

Article Logic
Execution time: 0.0031599998474121