INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kometa për Shën Valentin, sytë nga qielli, kthehet pas gati 1 mijë vitesh

Kometa për Shën Valentin, sytë nga qielli, kthehet pas gati 1 mijë vitesh

Publikuar më: 13:57 11-02-2019

Këtë Shën Valentin ngrini sytë në qiell. Jo sepse do të gjeni dashurinë por do të mund të shihni kometën Iwamoto e cila gjatë ditëve 12 dhe 13 shkurt do të përshëndes Tokën në një distancë prej 45 milionë kilometrash.
“Kometa do të mund të shihet me sy të lirë , vetëm se duhet të jenë në pjesët më pak të ndricuara të qytetit” shpjegojnë ekspertët.

E zbuluar në dhjetor nga astronomi japonez Iwamoto nga ku ka marrë dhe emrin, kometa i përket grupit të të ashtuquajturave objekte ekstreme trans-Neptuniane ose atyre trupave qiellorë që janë në një distancë 5 herë më të madhe se ajo që ndan Plutonin nga Dielli

Si ta kërkoni? Shihni në qiell mes datës 11 dhe 13 shkurt në pozicionin e shenjës së Luanit. Pastaj, për disa ditë, Hëna do ta turbullojë vizionin, përpara se të kthehet në skenë Iwamoto.Ylli do të jetë ende i vëzhgueshëm gjatë muajit mars, megjithëse gjithnjë e më i dobët dhe i pakapshëm.

Ardhja e kometës është një moment i rrallë pasi Iwamoto nuk është një vizitor i shpeshtë i sistemit tonë diellorë.

Ajo kthehet në orbitën rreth diellit cdo 1371 vite.

Viti i fundit kur është dukur në Tokë ka qënë viti 648. Dhe ndalimi i radhës do të jetë pikërisht pas gati 1000 vitesh e do të jetë viti 3390. Prandaj nëse jeni të dhënë pas fenomeneve qiellore mos e humbisni këtë moment.

Article Logic
Execution time: 0.0033719539642334