INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krepse në Blender

Krepse në Blender

Publikuar më: 16:34 21-04-2018

Kjo është një nga recetat e preferuara të familjes sime. E duam shumë. Në fund të fundit, kujt nuk i pëlqen një krepse e mirë? Gjithashtu është një recetë e thjeshtë dhe si me magji bëhet në çast në blender. Tak-Fak!!!

Kam qenë tifoze e zjarrtë e krepseve amerikane (pancakes), që janë më të trasha dhe më të vogla, por kjo recetë më ka bërë të ndërroj krah. Para së gjithash, mund të ha më shumë dhe për dikë që i pëlqen të ha si unë, kjo mjafton për të më mbushur mendjen. Por ka edhe më shumë. Së dyti, shijet dhe mbushjet shkëlqejnë përmes kësaj recete. Së treti, ngaqë mund të ha më shumë, mund ta kënaq kureshtjen time për çdo kombinim reçeli apo salce në arsenalin tim në kuzhinë. Mbresëlënëse!

360gr qumësht

3 vezë të mëdha

30gr gjalpë të shkrirë

1 lugë gjelle sheqer

1 lugë gjelle sheqer vanilje

Një majë e vogël kripe

180gr miell (për çdo përdorim)

1. Vendosni të gjithë përbërësit (sipas rendit të sipërpërmendur) në blender. Vendosni kapakun dhe mbajeni ndezur deri sa të jenë përzierë mirë.

2. Hiqeni enën nga blenderi dhe vendoseni në frigorifer për të paktën një orë, madje mund ta lini edhe gjatë gjithë natës (ky hap nuk është i domosdoshëm, por është i rekomandueshëm).

Unë kam një blender 1.25 litërsh dhe funksionon mirë për këtë recetë. Nëse blenderi juaj është më i vogël, shtoni përbërësit gradualisht (një nga një) për të parandaluar tejmbushjen e enës.

3. Ngroheni tiganin mbi vatrën e zjarrit me nxehtësi pak më të lartë se mesatarja. Për krepsen e parë rekomandoj përdorimin e gjalpit ose vajit në tigan. Më pas mund të mos keni nevojë për shumë yndyrë. Gjithashtu shikoni nëse është e nevojshme ta ulni pak temperaturën pas krepses së parë ose të dytë.

4. Mbusheni garuzhden dhe hidheni masën mbi tiganin e nxehtë deri sa të vishet i gjithë fundi i tiganit (rreth 60 ml ose 1/2–2/3 e garuzhdes). Bëni me tiganin disa lëvizje rrethore në mënyrë që masa të përhapet në sipërfaqen e saj në mënyrë të barabartë.

5. Gatuajini krepset për diçka më pak se 2 minuta, ose deri sa fundi i krepseve të ketë një ngjyrë të lehtë kafe. Përdorni një spatul kuzhine anash krepseve për ta ndarë nga tigani dhe kthejeni përmbys që të bëhet edhe nga ana tjetër. Është krejt normale që krepsja e parë të dalë keq. Kjo vjen zakonisht për shkak të temperaturës jo-optimale të tiganit ose yndyrës së pakët.

6. Shërbejini me çfarëdo mbushje të doni. Disa nga të preferuarat e mia janë: reçel dhe krem djathi, ose banane të shtypura dhe gjalp kikiriku. Nëse preferoni krepse të kripura, thjesht hiqeni sheqer vaniljen nga receta.

7. Kjo recetë bën rreth 12 krepse

Falenderojmë Jennifer McGliney për shkrimin e publikuar në intv.al.

30422220_10213721315140438_2118787510_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033791065216064