INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krijohet valixhja auto-ndjekje. Është e pajisur me sensorë që identifikojnë pronarin e saj [VIDEO]

Krijohet valixhja auto-ndjekje. Është e pajisur me sensorë që identifikojnë pronarin e saj [VIDEO]

Publikuar më: 16:46 10-01-2018

Zbulimet robotike nuk kanë fund.

Nëse jeni një person që udhëtoni shpesh por mbajta valixheve ju streson, atëherë firma kineze 90Fun ju jep fund shqetësimeve të tuaja.

Puppy është një valixhe auto-ndjekje dhe ka aftësinë të identifikojë pronarin e saj.

Sipas 90Fun Puppy mund të komandohet nëpërmjet një telekomande që e dërgon sinjalin deri në 20 metra dhe është e pajisur me sensor që identifikon pronarin e saj.

Ajo ka një inteligjencë të dyanshme që do të thotë që ajo mund të eci në mënyrë të saktë dhe para dhe mbrapa.

Gjithashtu përbëhet nga një sistem i lart sigurie dhe hapet veç me shenj gishti e cila mund të identifikoj deri ne 5 shenja të ndryshme gishtash.

Valixhja robotike mund të ngjitet në një lartësi deri në 30 gradë dhe të kalojë pa problem një rrugë me gunga.

Pesha maksimale që mund të mbaj Puppy është deri në 50kg. Me teknologjinë e lartë të hartës 3D, ajo kurrë nuk do të humbasë dhe mund të udhëtoj dhe në ambiente me shume njerëz.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040469169616699