INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Krizë? Në shtator janë mbyllur mbi 1.900 biznese[VIDEO]

Publikuar më: 09:40 04-10-2018

Rënia e fuqisë blerëse po dhe taksat e larta kanë rritur numrin e bizneseve, që mbyllen. Numri i atyre që kanë pezulluar aktivitetin e tyre, u rrit me 2.3 herë këtë shtator në krahasim me atë të një vit më parë.
Sipas të dhënave që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në shtator u mbyllën 1.978 biznese. Ndërsa prej fillimit të vitit, deri në shtator, numri i bizneseve të pezulluara është 11.292, në krahasim me 6.969 biznese që janë pezulluar një vit më parë, me rritje prej 62% në krahasim me janar-shtator 2017. Në krahasim me muajt e tjerë, shtatori shënoi rekord për mbylljen e aktiviteteve. Një pjesë e këtyre aktiviteteve janë edhe bizneset sezonale, që punojnë kryesisht gjatë sezonit turistik, por dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është e dukshme.  Të dhënat nga Tatimet tregojnë se ka pasur një numër të lartë pezullimesh në zonat turistike. Numrin më të lartë të bizneseve të pezulluara gjatë shtatori e ka Drejtoria Rajonale Tatimore në Durrës, me rreth 374 biznese, më pas vjen Tirana me 361, më tej Vlora, Lezha, Saranda dhe në fund Shkodra me 271.

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766