INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi, Rama i frikësuari i drejtësisë mbron e shet Tahirin

Kryemadhi, Rama i frikësuari i drejtësisë mbron e shet Tahirin

Publikuar më: 10:57 23-10-2017

Pas deklaratave të Kryeministrit në lidhje me çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri ka reaguar ashpër dhe Kryetaria e LSI Monika Kryemadhi, që e quan Ramën të frikësuarin e drejtësisë, që shet e mbron Tahirin sipas intresit.
“Këshilltarët dhe miqtë e tij të besuar gati gati e kanë bindur Edi Ramën se ai nuk ka gisht në kanabizimin e Shqiperisë, duke harruar se frika e Edi Ramës është më e madhe se çdo parim apo miqësi e tij. Sulmi i sotëm i paprecedent ndaj atij që deri pak javë më parë tundte flamurin e reformës në drejtësi është shenjë e qartë e aktrimit politik dhe paaftësisë për të kuptuar se kësaj reforme nuk i shpëtojnë dot as peshqit e mëdhenj të politikës. Edi Rama gabon kur dëgjon këshilltarët e tij se artificat në ligjet e reformës në drejtësi mund ta shpëtojnë atë nga drejtësia. Por si njeri i pathelluar nxitohet të deklarojë veten dhe bashkëpunëtorët e tij të pafajshëm duke sulmuar të vetmin organ ligjzbatues që fakton lidhjet e tij direkte me botën e krimit. Qëndrimi i tij personal dhe i grupit parlamentar të PS nuk është asgjë më shumë vetëm se ikje e përkohshme nga e vërteta e fortë që do sjellë largimin e kriminelëve nga vendimmarrja e Shqipërisë. Sepse më mirë se të gjjthë, Edi Rama e ka të qartë që opozita nuk është më çështje kartonash të blerë me paratë e krimit, por çështje fryme dhe vullneti që do sjellin shumë shpejt largimin e bandave nga pushteti,” shkruan Kryemadhi në FB.

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988