INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama çon qenin e kontrollit për bombë, shihni reagimin e moderatores kur i vërsulet pastori gjerman [VIDEO]

Kryeministri Rama çon qenin e kontrollit për bombë, shihni reagimin e moderatores kur i vërsulet pastori gjerman [VIDEO]

Publikuar më: 21:57 14-11-2017

Ndodh edhe kështu!

Moderatorja e njohur Eni Vasili mund t’i ketë raportet e mira me qentë, por jo me qenin anti-bombë të Gardës së Republikës. Kryeministri Edi Rama do të jetë sonte i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24 përballë moderatores Eni Vasili. Por para mbërritjes së kreut të qeverisë në ambientet e News24, gazetarja e njohur është “takuar” me qenin pastor gjerman të truprojave të Ramës.
Moderatorja Eni Vasili ka publikuar një video ku shihet teksa qeni, ose Reksi siç e quan ajo, po bën kontrollin rutinë për eksploziv. Në një moment ai kërcen drejt gazetares dhe kjo e fundit bërtet e frikësuar.

Article Logic
Execution time: 0.0034520626068115