INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama i bashkohet 'hidhërimit' të Donald Tusk

Kryeministri Rama i bashkohet 'hidhërimit' të Donald Tusk

Publikuar më: 11:36 13-07-2018

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel e sot ka dalë përballë medias me përfaqësuesit më të lartë. Pas konferencës me Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn, Edi Rama doli përballë medias me Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk. Edhe pse një konferencë ku u fol për integrimin e Shqipërisë dhe për të ardhmen evropiane, Kryeministri Rama devijon. Ka një tjetër shqetësim. Polonia është skualifikuar nga botërori i Rusisë 2018, e kjo ka hidhëruar Kryeministrin. Mbase kjo për mikun e tij Donald Tusk, të cilit nuk nguroi t’ia thotë edhe përballë medias.

Edi Rama:
“Më vjen keq për Poloninë që humbi në kampionatin botëror”.
Pas kësaj kryeministri dhe Donald Tusk kanë buzëqeshur dhe kanë shtrënguar duart.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032470226287842