INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama i bindur: Edhe bastet online do mbyllen, por më vonë do të...[FOTO]

Kryeministri Rama i bindur: Edhe bastet online do mbyllen, por më vonë do të...[FOTO]

Publikuar më: 20:55 16-10-2018

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të larta për nismën e qeverisë për mbylljen e pikave të lojërave të fatit dhe basteve sportive në vend. I pyetur për monopolin e këtij biznesi në formatin online ai mohoi që familiarë të tij kanë lidhje me këtë çështje.

Rama shprehet se pas disa kompanive të basteve fshihen segmente të krimit të organizuar, dhe kjo nismë ka për qëllim t’i heqë nga duart e tyre miliarda euro.

Kryeministri shpjegoi se pas Vitit të Ri do të mbyllen edhe bastet “online” por në lidhje me to është ngritur një grup pune që po studion se si operojnë.

Sipas Ramës, bastet online mund të rikthehen pas një gare të ndershme për licencë dhe rregullave strikte.

Deklarata e Ramës:

Ka shumë informalitet, ka dhe shumë llum, ka dhe shumë burime kriminale, financimi të krimit të organizuar. Dhe vendimi është i qartë, do mbyllen të gjitha. Unë kam bërë një sqarim, deri në 31 dhjetor ne do të punojmë për regjimin e ri të “online”, sepse është shumë i komplikuar. Ne kemi ngritur një grup pune që po merret me “online” për të kuptuar se është shumë i ri. Por një gjë është e qartë, në 31 dhjetor do të mbyllen të gjitha edhe ky online.

Por më pas do të shihet nëse do të lejohet më vonë vetëm online, me një garë të hapur dhe me rregulla strikte. Ne po i heqim miliarda krimit të organizuar. Kompanitë e basteve janë një pjesë kompani normale, dhe një pjesë kompani pas të cilave fshihet një segment i krimit të organizuar. Dhe ne po i heqim miliarda, 700-800 milion euro në vit që ikin nga familjet dhe hidhen aty… Edhe online sot gjithsekush mund të luajë nga celulari duke iu drejtuar një sajti të huaj, por duhet kartë identiteti… Por taksimi për lojtarin fitues është i garantuar në online.

Ndërkohë po punojmë paralelisht për të mbyllur online e huaja.

foat.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034627914428711