INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama në siklet para halleve të studentëve: Fajin e kanë universitetet, edhe vajza jonë...[FOTO]

Kryeministri Rama në siklet para halleve të studentëve: Fajin e kanë universitetet, edhe vajza jonë...[FOTO]

Publikuar më: 22:45 13-12-2018

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është i ftuar në “Opinion”, ku është vënë përballë një përmbledhje të kërkesave, ankesave dhe komenteve që studentët bënë një natë më parë po në këtë studio, ku ndër të tjera kanë treguar se detyrohen të punojnë shitës apo të largohen për të mbuluar shpenzimet.

Ndër problemet më shqetësuese kanë qenë ato të studentëve të verbër të cilët duhet të paguajnë tarifat për arsimin e lartë si gjithë të tjerët. Ata shprehen se në familje janë 5 apo 6 persona ku në rastin më të mirë punon vetëm një.

I pyetur nga Fevziu se përse nuk po i plotëson këto kërkesa dhe përse i lë në të ftohtë për 8 ditë, duke i kujtuar se ai është edhe vetë prind, Rama tha se edhe vajza e tij dhe e Lindës, ka punuar recepsioniste turn i tretë, kur ishte me studime jashtë, për të mbuluar shpenzimet.

'Kur vajza jonë shkoi për studime punonte turni i tretë recepsioniste për të mbuluar shpenzimet. Kështu është kudo', u shpreh ai, ndërsa shtoi se kërkesat duhen diskutuar sepse ato pranohen dhe realizohen me vendim Qeverie do të ketë shumë studentë që do të thonë se nuk ishte ajo që kërkuam.

Kryeministri u shpreh se në rastin e atij studentit të verbër, ligji e parashikon qartë, pasi tarifat janë ulur edhe pse universitetet nuk i kanë zbatuar ato.

bis.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713