INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama nuk e la të fliste, Robert Ndrenika e ironizon kështu: Më shqetëson...

Kryeministri Rama nuk e la të fliste, Robert Ndrenika e ironizon kështu: Më shqetëson...

Publikuar më: 20:49 12-03-2018

Lidhur me prezantimin e projektit të Teatrit të ri Kombëtar që u paraqit sot në mjediset e kryeministrisë, për t’u njohur me të të pranishëm ishin edhe ikonat e skenës së teatrit dhe të artit shqiptar duke filluar nga Robert Ndrenika, Tinka Kurti, regjisori Piro Milkani, Kujtim Çashku dhe shumë të tjerë.  Pas prezantimit ai ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat ku ka ka ironizuar kryeministrin Edi Rama pasi nuk i dha fjalën në aktivitet.

“Kryeministri nuk na donte se kështu na kishin thënë, por rezulton se na dashka”, tha Ndrenika duke iu referuar debateve për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e teatrit të ri.
Për sa i përket projektit të prezantuar, Ndrenika tha se është kundër metodës së ndërtimit të tij përmes Partneritetit-Publik-Privat, ose ndryshe koncensionit. Ai shtoi se do donte ta njihte nga afër maketin për të parë si do të jetë skena.


“Më shqetëson Partneriteti-Publik-Privat. Kjo është dyndje e xhunglës urbane. Por unë dua ta shoh në maket, për të parë nga afër si është skena dhe xhepat e saj. Ajo që na intereson ne artistëve”, deklaroi aktori i madh, një nga zërat kundër prishjes së teatrit aktual.
Para se arkitekti i teatrit të ri Bjorke Ingles të merrte fjalën, Ndrenika kërkoi të fliste por kryeministri iu përgjigj: “Jo jo, prit shiko projektin njëherë”. Më pas aktori është ulur duke thënë se do t’a shohë projektin.

Article Logic
Execution time: 0.0033369064331055