INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryetarja e ONM-së, Calavera: Vettingu nuk është show, jo afate artificiale

Kryetarja e ONM-së, Calavera: Vettingu nuk është show, jo afate artificiale

Publikuar më: 14:22 20-11-2017

Në një intervistë për Deutsche Welle, Genoveva Ruiz Calavera, kryetarja e ONM-së, operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të procesit të Vettingut në Shqipëri shprehet se vetë Vettingu lidhet me të ardhmen e njerëzve dhe se duhet cilësi në kryerjen e këtij procesi.

Ajo shprehet se me kryerjen e Vettingt vendi ynë do të ketë më të lehtë anëtarësimin në BE.

“Jam shumë e kënaqur që operacionet e vettingut kanë filluar dhe që së bashku me progresin në pesë prioritetet kyҫe do të hapin derën për hapin tjetër që do të hedhë Shqipëria në procesin e integrimit europian. Nuk dëshiroj të them se kur kjo do të ndodhë: në pranverën apo verën e ardhshme pasi varet vërtet nga progresi në procesin e vettingut dhe 5 fushat prioritare’ shprehet ajo.

Pyetjes se sa kohë do të duhet për të skanuar 1000 gjyqtarë e prokurorë në Shqipëri, Calvera shton se nuk mund të vendosen afate artificiale, dhe se dëshiron cilësi përpara shpejtësisë dhe aspak ndërhyrje politike.

‘Por në të njëjtën kohë do të jemi të aftë të identifikojmë "mollët e kalbura të shportës”, ata që nuk do ta kalojnë testin e vettingut. Pra, do të hapet një hapësirë për gjykatës dhe prokurorë të rinj, që vijnë me qëndrime dhe pikpamjë të tjera për profesionalizmin, integritetin, pavarësinë dhe efikasitetin’ shton kreu i ONM-së.

Gjatë intervistës ajo thekson se ajo cka po bëjnë nuk ështe se e kërkojnë politikanët por qytetarët shqiptarë duke u kërkuar që të jenë të duruar pasi transformimet nuk bëhen brenda natës.
‘Shqiptarët nuk duhet të humbasin shpresën dhe besimin që kjo do të ndodhë’ e mbyll fjalën e saj Calavera.

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832