INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kthehet Tahiri nga Gjermania. Ja çfarë tha në Rinas

Kthehet Tahiri nga Gjermania. Ja çfarë tha në Rinas

Publikuar më: 10:34 20-11-2017

Saimir Tahiri i rikthye në Shqipëri të dielën pas mesnate. Avioni me të cilin ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri u kthye në Tiranë nga Viena u ul në Rinas pas mesnatës së të dielës.
Ish ministri doli nga Riansi nëpërmjet terminalit të zakonshëm të udhëtarëve, ndërsa për mediat dha vetëm një fjali të shkurtër.
Gazetarët:
“Zoti Tahiri mirëmbrëma, cili ishte qëllimi i vizitës suaj……….?”
Saimir Tahiri:
“Ça bëhet kështu…..Jepini fund kësaj estrade…është komplet pa sens, pa sens”.
Saimir Tahiri doli nga Shqipëria të premten në orën 15:00 dhe mbërriti në Vjenë rreth orës 16:40. Pas gati një orë pritje në tranzitin e Vjenës, deputeti Tahiri u nis po atë ditë në orën 17.30 drejt Hamburgut në Gjermani, ku avioni u ul rreth orës 19.05.
Disa burime sugjeruan se vizita të premten mund të kishte karakter familjar dhe zoti Tahiri ndodhej në Gjermani pranë një të afërmi të tij të operuar. Por, të paktën sipas të dhënave të biletës që publikohen në media, familjari i deputetit Tahiri kishte rezervuar një udhëtim vajtje-ardhje drejt Mynihut në fund tetori-fillim nëntori.
Burimet konfirmojnë se në këtë udhëtim të premten e 17 nëntorit drejt Gjermanisë, deputeti Tahiri jo vetëm ka pasur për destinacion Hamburgun dhe jo Mynihun ku u operua familjari i tij, ndërsa ka qenë i shoqëruar nga një ish-vartës në Ministrinë e Brendshme.
Saimir Tahiri mori rrugën e kthimit nga e njëjta linjë, duke u nisur të dielën nga Hamburgu rreth orës 17.30 dhe me mbërritje në Vjenë rreth orës 19.05. Pas gati katër orë pritje në tranzit, deputeti Tahiri mbërriti në Tiranë pas mesnatës, kur kishte hyrë e hëna.
Dalja e Saimir Tahirit nga Shqipëria, ndërkohë që Parlamenti kishte autorizuar bllokimin e lëvizjes së tij, hedh pikëpyetje mbi arsyet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që nuk kërkoi në gjykatë bllokimin e pasaportës.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994