INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku gaboi Panuçi? 3 trajnerët e huaj që u larguan ''kokëulur'' nga KOMBËTARJA SHQIPTARE [FOTO]

Ku gaboi Panuçi? 3 trajnerët e huaj që u larguan ''kokëulur'' nga KOMBËTARJA SHQIPTARE [FOTO]

Publikuar më: 11:08 29-03-2019

Nga Edison Çejku 

Kombëtarja shqiptare e futbollit është drejtuar vetëm nga trajnerë të huaj prej gati dy dekadash. Sulejman Demollari është i fundit prej trajnerëve shqiptarë që është ulur në stolin e përfaqësueses kuqezi, ndërkohë që pas tij nisi edhe hegjemonia e trajnerëve joshqiptarë dhe tashmë stoli i ‘’timonierit’’ të Kombëtares është ende vakant. Tifozët janë të ndarë në kampe të ndryshme, disa prej tyre duan trajnerë të huaj, si psh Donadoni, Tramezzani apo rikthimin e De Biasit e një pjesë e mirë duan që trajneri të jetë shqiptar dhe në ''pole position’’ qëndron emri i Besnik Hasit.

Po kush ishin trajnerët që drejtuan Kombëtaren Shqiptare të Futbollit dhe si ishte performance e tyre?

Në korrik 2002, Giuseppe Dossena u emërua trajneri i ri i kombëtares shqiptare, duke u bërë trajneri i parë i huaj i kombëtares që nga hungarezi Miklós Vadas në vitin 1953. Qëndrimi i tij te Kuqezinjtë zgjati për tre muaj, gjatë të cilave ai drejtoi ekipin në vetëm dy ndeshje: barazimi 1–1 me Zvicrën dhe humbja 4–1 nga Rusia. Ai gjithashtu fitoi një ndeshje jozyrtare ndaj Kosovës me rezultatin 1–0 në shtator. Në nëntor 2002, ai paraqiti dorëheqjen me anë të një letre drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, duke cituar presnionin nga shtypi shqiptar si arsyet kryesore të vendimit të tij.

dosoe.png

 

Gjermani Hans Peter Brigel, edhe pse pa ndonjë eksperiencë të madhe si trajner, arriti të vendoste shtatë rekorde me Shqipërinë, ku spikat numri 13 i pikëve të grumbulluara, gjë që nuk e kishte. Ish-trajneri gjerman i Kombëtares shqiptare, Hans-Peter Brigel gjatë drejtimit të Kombëtares Shqiptare u bë dhe tekniku që ka fituar më shumë me përfaqësuesen: 6 fitore. Fitorja e parë e tij është shumë e bujshme: 3-1 kundër Rusisë në Shkodër për eliminatoret e Euro 2004-s. Ish-nënkampioni i botës vazhdoi me fitoren 3-1 ndaj Gjeorgjisë, përpara se të triumfonte ndaj Greqisë 2-1, kampiones së porsa shpallur të Europës në “Portugali 2004”. Dy fitoret e tjera janë më modeste: 3-2 kundër Gjeorgjisë dhe 1-0 e 2-1 kundër Kazakistanit. 

Padyshim fitorja më e famshme, e që shumë akoma e konsiderojnë më të madhen në historinë e Kombëtares tonë, është ajo ndaj Greqisë së Rehagelit, të sapokurorëzuar kampione Europe. Shqipëria fitoi atë mbremje 2-1 me gola të Muratit dhe predhës së Aliajt.

brieng.jpg

 

Kroati Oto Bariç ishte një zgjedhje personale e Armand Dukës, dhe njëherësh nga më befasueset, pasi në kohën që ai mori përfaqësuesen tonë ishte thuajse 74-vjeç, njëherësh edhe trajneri më i moshuar në botë, që drejtonte një ekip Kombëtar. Por Bariç fitoi menjëherë zemrat e tifozëve dhe jepte leksione futbolli.
Oto Bariç erdhi në krye të Shqipërisë në korrikun e vitit 2006. Ai drejtoi për 16 muaj përfaqësuesen shqiptare, duke arritur 11 pikë pas 12 ndeshjesh në eleminatoret e Euro 2008. Pas humbjes 6-1 ndaj Rumanisë, trajneri kroat dha dorëheqjen si trajner.

ootti.jpg

 

Arie Haan, ishte pasuesi i Otto Bariç. Ndonëse e morri skuadrën në një moment të keq, mes pezullimit nga FIFA e shumë muajve pa aktivitet, i nisi më mirë se çdo njeri tjetër, eliminatoret. Në ndeshjen zyrtare debutuese, ai barazoi me Suedinë e Zllatan Ibraimoviçit dhe fitoi 3-0 me Maltën, pas 4 ditësh. Por ecuria e mëtejshme e kombëtares, ishte katastrofike, sepse barazimi në ndeshjen e dytë me Maltën dhe dy humbjet me Hungarinë, i firmosën largimin nga skuadra. 10 ndeshje për të, 2 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje, por mbi të gjitha lojëra të rëndomta, dhe formacione të çuditshme. Ky trajner u cilësua si një dështim, madje edhe lojtarët e Kombëtares i dolën kundër. Altin Lala, ish-mesfushori dhe kapiteni i Kombëtares, do ta kujtonte Arie Haanin si dikë “që interesohej vetëm për cilësinë e peshkut dhe verës së bardhë”. 

hann.jpg

 

Haan u zëvëndësua nga trajneri kroat Josip Kuzhe më 19 Maj 2009. Kuže qëndroi te kombëtarja për rreth 3 vite dhe regjistroi fitoren më të madhe në historinë e kombëtares shqiptare, fitoren 6–1 kundër Qipros më 12 Tetor 2009.
Nga 27 mars 2011, 18 muaj pas marrjes së detyrës, ai arriti katër fitore (përfshi miqësoret, me Qipron dhe Irlandën e Veriut), tre humbje dhe pesë barazime (një prej të cilave kundër Danimarkës në fazën përzgjedhëse për Botërorin 2010).

Në momentin më të mirë me Kombëtaren, trajneri pëson një hemorragji cerebrale dhe detyrohet që të shtrohet me urgjencë në spital, teksa skuadra do luante dy ndeshjet e radhës ndaj Bosnjës në Tiranë dhe Bjellorusisë në Minsk.

Tatëpjeta nisi kur humbëm me rivalët direkt, fillimisht humbasim në Bosnjë, me Francën dhe kulmi ishte me humbjen në Luksemburg, e cila vulosi edhe largimin e tij nga Kombëtarja. Presidenti i federatës nuk ia rinovoi kontratën dhe Kuzhe u bë trajneri i pestë i huaj që largohej gjatë epokës “Armand Duka. Duhet pohuar se në të gjitha rastet kroati pati folur me superlativa për Shqipërinë dhe për kohën që pati kaluar në vendin tonë.

kuzhe.jpg

 

Historia e paharrueshme e Kombëtares Shqiptare të Futbollit nisi me Gianni De Biasin.
Për teknikun italian nuk do flasim shumë sepse me siguri jemi të gjithë dakord që është padiskutim trajneri më i mirë që ka patur ndonjëherë Shqipëria e për ta përforcuar këtë mjafton të përmendim 3 gjëra që i vënë kapakun këtij muhabeti:
1-Kualifikoi për herë të parë Shqipërinë në një eveniment të rëndësishëm futbollosi si Kampionati Europian 2016
2-Afroi në Kombëtaren Shqiptare shumë lojtarë të Diasporës duke i takuar vetë personalisht
3-U dashurua aq shumë me Shqipërinë saqë mori dhe nështetësinë shqiptare.

gabiu.jpg

 

Por De Biasi u largua për t’i lënë vendin teknikut tjetër italian, Christian Panuçit të cilin ndoshta e ka ndjekur pak “hija” e “Gani Abazit”. Fillimisht u duk sikur kishim gjetur trajnerin e duhur për Kombëtaren, por kjo “dashuri” kaloi menjëherë në thirrjet e tifozëve “Panuçi Panuçi vaffanculo”. Kush ishin rezultatet që i bënë “gropën” Panuçit? Ishin me të vërtetë të rënda si humbja 3-0 me Kosovën, 4-1 me Ukrainën apo edhe dështimi në Ligën e Kombeve.

Mirëpo gabimi i vetëm i Panuçit nuk ishin rezultatet e dobëta, por fakti që nuk ka marrë asnjëherë përgjegjësitë duke ia faturuar ato lojtarëve ose dëmtimeve.
Dhe GABIMI më i madh i teknikut italian ishte KOMUNIKIMI e për këtë s’ka asnjë dyshime sepse ai u përpoq të bëhej “Zot në shtëpinë e huaj”.

1-U tregua arrogant me mediat gjatë konferencave dhe jo më kot në studiot sportive nuk flitej mirë për të

2-Nuk krijoi harmoni me lojtarët duke i quajtur lojtarët memecë sepse sipas tij nuk komunikojnë bashkë, quajti Agollin plak dhe i mbylli derën e Kombëtares, ndërsa Lenjani u shpreh se s’do grumbullohet me Shqipërinë sa të jetë trajner Panuçi

3- Nuk kishte ndodhur që lojtarët të bojkotonin ndeshjet e Kombëtareve dhe për fat të keq ndodhi në epokën Panuçi. Ndonëse për këtë nuk kishte lidhje Panuçi, por rezultatet ishin një faktor.

pann.jpg

 

Ndoshta ne nuk kemi lojtarë teknikë që bëjnë diferencën, por të paktën në aspektin taktik trajneri duhet të vejë dorë dhe Panuçi eksperimentoi.
Pra, pas këtij shkrimi është shumë e qartë se kush janë 3 trajnerët e Kombëtares Shqiptare që u larguan “kokëulur” për të cilët tifozët s’kanë aspak nostalgji dhe bëhet fjalë për:

1-Giuseppe Dossena

2-Arie Haan

3-Christian Panucci

 

Article Logic
Execution time: 0.0032742023468018