INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ku i fshehin paratë shqiptarët?[VIDEO]

Publikuar më: 10:48 23-10-2017

Shqiptarët i fshehin ende paratë! Shumë shqiptarë ende nuk kanë kulturën e depozitimit të lekëve nëpër banka. Po jo të gjitha janë para të pastra, ndaj dhe kjo është një përgjigje se përse 1 e 5 e parave nuk janë në banka. Në një kohë që në botë fenomeni po shkon drejt zhdukjen tek ne ka ende para nën dyshek apo kanë dalë jashtë vendit dhe investohen.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, paraja jashtë bankave në fund të muajit gusht ishte 255 miliardë lekë, që është e barabartë me 20.4% të totalit të parasë që qarkullon në vend. Ky është niveli më i lartë që nga gushti i vitit 2010.
Banka e Shqipërisë raporton se në 2013 pati një zbehje të fenomenit, por më pas ai u rikthye duke kulmuar me 20.2% në muajin qershor 2017 kohë kjo që përkon me zgjedhjet e përgjithshme, ku tradicionalisht ka një rritje të parasë cash në qarkullim. Rritja ka vijuar dhe në muajt në vijim, për të shkuar dhe më tej në 20.4% e totalit në fund të muajit gusht.
Banka e Shqipërisë në statistikat e saj nuk arrin të masë paranë që gjenerohet nga aktiviteti kriminal, por një pjesë e kësaj paraje, e shtuar së fundmi nga rritja e kultivimit të hashashit, tenton të pastrohet përmes sektorëve si ndërtimi, apo lojërat e fatit, duke hyrë më pas në ekonomi si e ligjshme.
Në krahasim me vendet e Eurozonës Shqipëria ka një nivel tepër të lartë të parasë që qarkullon jashtë kanaleve bankare. Në Europë sipas të dhënave nga Banka Qendrore Europiane, në shtator 2017, niveli i parasë jashtë bankave ishte 9.2% e totalit.

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434