INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
“Ku i kishe sytë moj, të plaçin sytë

“Ku i kishe sytë moj, të plaçin sytë"

Publikuar më: 09:37 18-08-2018

“Ku i kishe sytë moj, të plaçin sytë. Moj ti që nuk ruan djalin. Po i ndodhi gjë djali, gjej vrimë ku të futesh”. Ky djalog makabër vazhdon të jetë present në bisedat burrë grua, kur fëmija djalë, jo për fëmijën vajzë pëson ndonjë dëmtim apo sëmuret. Edhe pse janë shtuar baballarët që i duan vajzat e tyre si dritën e syve, prapë baballarët që bëjnë të tilla skena vazhdojnë të jenë shumicë. Këto shprehje, babai i “përvëluar” ja drejton nënës së djalit .

Ky njeri dhe baba, mos kujtoni se është nga fshati apo ndonjë injorant, përkundrazi është me shkollë të lartë, me specializime jashtë shtetit, punon në vende drejtuese në shtet, jep mësim në fakultet dhe është kudo në këtë vëndin tonë. Ky lloj babai vetëm baba nuk është, sepse po të ishte i tillë nuk do të sillej kështu me nënën e fëmijës së tij dhe nuk do ta çorjentonte në këtë mënyrë ekstreme fëmijën e tijë djalë. Këtij tip babai as i shkon në mëndje që djali i tij nuk mund të bëhet i rritur i sigurt, pa besimin tek nëna.

Këta të rritur vijnë vetë nga eksperienca të tilla, ku baballarët e tyre me sjelljet e ashpra ndaj gruas, nënës së fëmijës, i kanë katandisur këta të rritur të paaftë për të dashur e besuar te gruaja. Ata kanë nevojë për gruan, por nuk mund të sillen mirë me të. Ata janë konfuz për shkak të pasigurisë dhe mosbesimit. Deri diku nuk dinë të jenë as të dhimsur.

Ajo që është më e keqja, këta individë dinë të mësojnë, por janë të cunguar për ta përdorur njohurinë për të përmirësuar veten dhe kështu të mund të ndërpritet kjo mënurë macabre komunikimi, që vetëm gjymton të rritur e të parritur. Këtij diskriminimi duhet ti vijë fundi sepse në rradhë të parë dëmtohen vetë meshkujt, pra djemtë dhe burrat. Duam apo nuk duam, na pëlqen apo jo, besim dhe siguria i kanë rrënjët tek nëna.

Falenderojmë Lira Gjika për shkrimin e pubikuar në intv.al

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0039088726043701
    array(1) { ["section"]=> string(40) "ku-i-kishe-syte-moj-te-placin-syte-68660" }