INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku vajti Ledri? Prisnim bashkëpunimin me reperin, por Elvana Gjata na surprizoi më këngën e re! Alla 'Bon Bon'? [VIDEO]

Ku vajti Ledri? Prisnim bashkëpunimin me reperin, por Elvana Gjata na surprizoi më këngën e re! Alla 'Bon Bon'? [VIDEO]

Publikuar më: 22:10 18-06-2018

Një ndër këngët më të pëlqyera shqiptare është padyshim “Bonbon” nga Era Istrefi. Një këngë me një klip të thjeshtë por një ‘beat’ i paparë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me këngën e fundit publikuar nga Elvana Gjata. Edhe pse në klip janë edhe balerinë, këngëtarja ka zgjedhur të këtë vetëm një pamje e qetë me sfond të bardhë.

‘Beat’-i i “BonBon” mahniti të gjithë botën dhe ende ajo këngë dëgjohet në shumë vënde të ndryshme. Njëjtë dhe te kënga me titullin “Ku vajti”, Elvana shihet t’i ketë dhënë më shumë rëndësi ‘beat’-it. Për koeçidencë te të dyja këngët ka dorë “Big Bang” dhe jo më kot kjo ngjashmëri vërehet. Shihet qartë që kjo këngë do bëhet virale dhe këtë me siguri ka dashur fillimisht dhe Elvana. Hmm, edhe këtë here bashkëpunimi i saj me Ledrin nuk u publikua dhe ende nuk e dimë kur mund të dëgjojmë dy yjet shqiptarë në bashkëpunimin që përflitet prej kohësh.

Dhe diçka e fundit: Edhe Elvana si Era e mbyll këngën duke qeshur!/intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0032870769500732