INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuba goditet nga metorët. Mbi banesa ranë ''shi gurësh'' [VIDEO]

Kuba goditet nga metorët. Mbi banesa ranë ''shi gurësh'' [VIDEO]

Publikuar më: 18:56 02-02-2019

Shërbimi Kombëtar i Motit në Key West, Florida, njoftoi se ka marrë informacione se një meteor u pa në qiell mbi Florida Keys në orën 13:20 të së premtes dhe pastaj u përplas në Kubën Perëndimore. Meteori e grisi qiellin para se të shpërthente dhe të binte si shi mbi shtëpitë në Kubë, sipas The Sun.

NWS shkroi në Twitter: "Radari i Nathional Weather Service mund të ketë kapur meteorin që preku Kubën perëndimore sot. Në 1.21 pm, një shenjë u zbulua pranë Vinales, Kubë, në një lartësi 26 mijë këmbë mbi nivelin e tokës.”

Vendasit në qytetin Venales njoftuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm gjatë ngjarjes, sipas një mesazhi në Twitter nga korrespodenti i CNN në Havana, Patrick Oppman. Oppman shpërndau fotografi të pjesëve të meteorit që goditi shtëpinë e një banori.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033059120178223