INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kukësianët s’ndalen! Rinisin protestat...[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 11:38 19-04-2018

Sot në Kukës po mbahet një protestë për 11 të arrestuarit që kundështuan taksën e Rrugës së Kombit. Me sa duket ata kanë mbajtur larg politikanët dhe kanë qëndruar për disa orë para Gjykatës së Kukësit duke dhënë dhe mesazhe të qarta për drejtësinë. Familjarë dhe të afërm të të arrestuarve kanë kërkuar që ata të lirohen. 

Një nga protestuesit tha: "Lironi vëllezërit tanë, jo taksë te dera shtëpisë. Rama ik, duhet të lirohen 11 të burgosurit e pafajshëm dhe të hiqet në mënyrë ligjore trau në Rrugën e Kombit."

Kukësianët janë mbështetur dhe nga shoqëria civile që dhe kanë mbajtur fjalime, mes të cilave kanë rikujtuar mënyrën se si u arrestuan protestuesit natën dhe me këmbë të zbathura.  Protesta e sotme është një paralajmërim dhe për Gjykatën e Apelit, që nesër do të japë vendimin për fatin e të arrestuarve.

Vijon...

kuksiok.jpg

kuksi_2ok.jpg

 

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158