INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kunjë për Oriola Marashin? Noizy habit me postimin që tashmë u fshi! [FOTO]

Kunjë për Oriola Marashin? Noizy habit me postimin që tashmë u fshi! [FOTO]

Publikuar më: 21:48 05-04-2019

Noizy dhe Oriola Marashi kanë qenë gjithnjë të komentuar për shoqërinë e tyre që nisi 2 vite më parë. Dyshja shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe u tha se Oriola do të publikonte një këngë që do të mbante markën e OTR.

Mirëpo mes Noizyt dhe Oriolës duket se ka ndodhur një tjetër zënkë si ajo që ndodhi para disa muajsh Dushja sërish kanë bërë 'unfollow' njëri-tjetrin në Instagram. Nuk dihet pse të ketë ndodhur këtë herë, por Noizy këtë herë na ka habitur me një postim në lidhjen me vrasjen reperit të njohur Nipsey Hussle.

collagedae.jpg

Kudo në mediat botërore së fundmi është përfolur për vrasjen e reperit Nipsey, në Los Angeles.

33-vjeçari u ekzekutua ditën e dielë teksa po qëndronte me 2 persona jashtë dyqanit të tij të veshjeve. 29-vjeçari Eric Holder ndërkohë është arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e reperit.

Mirëpo ditën e sotme është bërë virale një foto ku shihen Nipsey Hussle së bashku me Eric Holder në një foto me disa shokë të tjerë.

Foton në fjalë e ka shpërndarë edhe Noizy i cili përmes saj ka thumbuar ish-shokët e tij duke mbishkruar: “Armiku, armik ngelet. Nganjëherë shikoji dhe miqtë!”

Të shpresojmë mos jetë për Oriolën, pasi mendohet të jetë një zënkë e vogël dhe aq sa Noizy të dedikojë këto fjalë./intv.al/

88488aac-3949-4dcf-a96a-ee2bb96cc1cd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031909942626953