INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Kur Bebe Rexha e qan shqipen!’ Shihni çfarë i thotë Encës: Faleminderit, dukesh super dhe … [VIDEO]

‘Kur Bebe Rexha e qan shqipen!’ Shihni çfarë i thotë Encës: Faleminderit, dukesh super dhe … [VIDEO]

Publikuar më: 22:35 20-03-2018

Bebe Rexha shpesh herë u ka treguar të gjithëve plot krenari se prej nga vjen. Madje në shumë nga postimet e saj, ajo tregohet krenare edhe me artistët shqiptare që kanë sukses të madh jo vetëm në Shqipëri, por edhe më tej. Së fundmi në një ’live video’ ajo e ‘qau’ shqipen dhe shumë herë fliste me fansat e saj shqiptarë. Bebe nuk ka shoqëri vetëm me Rita Orën, pasi edhe Enca është një ndër këngëtaret që Rexha e ka mbështetur në rrjete sociale dhe e pëlqen si artiste. Ishte Enca ajo që i komentoi në këtë ‘live video’, por Bebe shprehet shumë e kenaqur nga komentet e këngëtares shqiptare.

“Dukesh më mirë se kurrë”, i shkruan Enca, ndërsa Bebe ia kthen kështu:

“Ohhh Encaa, faleminderit! Edhe ti dukesh super dhe i dua të gjitha këngët e tua”. Ndërsa video-ja më poshtë nis me Bletën duke folur shqip./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549