INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur xhepat bosh i kisha…Mozzik zbulon momentet e vështira të fëmijërisë…[FOTO-VIDEO]

Kur xhepat bosh i kisha…Mozzik zbulon momentet e vështira të fëmijërisë…[FOTO-VIDEO]

Publikuar më: 15:03 10-01-2019

Reperi i njohur Mozzik është rikthyer fuqishëm së fundmi në tregun muzikor, duke nxjerrë disa klipe njëra pas tjetrës.

Këngët e tij janë pëlqyer shumë dhe këtë e ka treguar dhe pjesëmarrja e madhe e fansave në koncertet që ai ka mbajtur. Së fundmi Mozzik ka postuar në ‘Instagram’, një video ku shihen dy fëmijë të vegjël dhe në sfond dëgjohet muzika e tij.

dfhghjhk.jpg

 

“Gjithmonë kujtojmë kush ishim, kujtojmë kohërat kur xhepat bosh i kishim”, ka shkruar ai mbi të.

 

dfhghjfg.jpg

Gjithashtu këngëtari ka publikuar disa foto në ‘Instastory’, teksti i të cilave mendohet se do jetë kënga e ardhshme e Mozzik-ut. “Se njeriu i fortë kurrë nuk dorëzohet, si unë të rrëzoheshe dhe si unë të çoheshe. Gjithmonë kujtoj kush isha kur xhepat bosh i kisha. Çdo gjë që flas është e sigurt, jam rritur me byrek dhe ‘yoghurt’ ”, shkroi reperi.

sfhdghjhgjhfj.jpg

Këto fragmente dhe pamjet nga video e publikuar, mendohet se do të jenë disa nga sekuencat e klipit më të ri të tij.

fghdfghcfghj.jpg

Po ashtu reperi e ka theksuar disa herë se ka patur momente shumë të vështira në jetën e tij, por ia ka dalë vetë duke mos u dorëzuar kurrë e me siguri ky projekt do t’i dedikohet pikërisht këtyre momenteve.

Article Logic
Execution time: 0.0037689208984375