INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush i fshiu? Faydee shkruan ''SHQIPTAR'' në foton me shqiponjë, por fansat e Luanës s’i lënë gjë pa thënë! [FOTO]

Kush i fshiu? Faydee shkruan ''SHQIPTAR'' në foton me shqiponjë, por fansat e Luanës s’i lënë gjë pa thënë! [FOTO]

Publikuar më: 08:35 15-07-2019

Bashkëpunimi me Faydee duket se po rezulton shumë i suksesshëm për Luana Vjollcën, pasi për vetëm 3 ditë pas publikimit numëron mbi 1.7 milionë klikime. Megjithatë suksesi i Luanës në fushën e muzikës, duket se nuk do jetë vetëm te klikimet. Projekti muzikor me këngëtarin australiani ka kaluar kufijtë duke u nominuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Dolce Vita”.

Nëpërmjet fotove dhe videove të publikuara nga prapaskenat dhe jo vetëm Luana dhe Faydee na kanë treguar se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, madje në një prej fotove ai e quajti motër këngëtaren shqiptare.

Këngëtari me famë botërore e ka pëlqyer aq shumë Shqipërinë sa ka vendosur ta thërrasë veten shqiptar.

"Shqiptar", komenton Faydee në foton e postuar nga Luana ku shfaqen duke bërë shqiponjën. Mirëpo shqiptarët nuk e kanë mirërpritur këtë deklaratë të këngëtarit duke shpërthyer në ofendime siç e shihni në komentet e mëposhtme.

fyad.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018370151519775