INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kush ka të drejtë të kryejë provimet e maturës?[VIDEO]

Publikuar më: 15:10 25-05-2018

Ethet e provimeve kanë nisur të ndihen tek maturantët, të cilët në qershor do të kryejnë provimet që do ti drejtojnë më pas në shkollat e larta. Po cilat kategori kanë të drejtë të marrin pjesë në provimet e Maturës? Si fillim në provime do të hyjnë ata maturantë që ka përfunduar me sukses vitin e fundit të shkollës së mesme dhe kanë plotësuar formularin A1 apo A1Z.

Do t’ju lejohet të marrin pjesë në provimet me zgjedhje dhe ata që kanë marrë dëftesë pjekurie para vitit 2011 dhe dëshirojnë të aplikojë për studime të larta. Këta kandidatë, në rastet kur nuk ka dhënë provimet me zgjedhje, ose i ka dhënë dhe nuk kanë rezultuar kalues, kanë të drejtë ti rijapin provimet. Këto kategori që përfundojnë dhe kalojnë në provimet e detyruara dhe me zgjedhje, më tej pajisen me diplomë. Po ata maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2014 dhe nuk janë pajisur me diplomë, kanë një lehtësi. Nuk do të japin gjuhën e huaj si provim të detyruar dhe pasi kanë marrë notat kaluese në provimet e Maturës, pajisjen me diplomë e çertifikatë të Maturës Shtetërore. Bëni kujdes se diploma për të gjithë lëshohet vetëm njëherë. Këtë vit është menduar që provimet të mbahen nën masa më të rrepta sigurie dhe ato do zhvillohen në ambiente të hapur dhe të mëdha, si palestrat, pasi është vendosur që maturantë të vëzhgohen dhe nga kamerat.

Article Logic
Execution time: 0.0038361549377441