INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky DETAJ i vuri vulën lidhjes dashurore të Jonidës me Romeon! Bëjnë së bashku tatuazh! [FOTO]

Ky DETAJ i vuri vulën lidhjes dashurore të Jonidës me Romeon! Bëjnë së bashku tatuazh! [FOTO]

Publikuar më: 13:54 19-09-2019

Këngëtarja Jonida Maliqi ka rënë gjithmonë në sy për pamjen e saj.

Jo vetëm stili në veshje, por edhe tatuazhet në trup e kanë bërë më të veçantë këngëtaren, e cila ndjek gjithmonë trendet më të fundit të modës.

Së fundmi, ajo i ka shtuar një tjetër tatuazh trupit të saj, të cilin na e ka treguar në Instastory.

Jonida ka shkruar në pjesën e krahut vitet e lindjes së familjarëve të saj, në formën e trungut familjar.

Padyshim, ky është një ndër tatuazhet më të veçantë, ku këngëtarja tregon dashurinë e madhe që ka për familjen.

Teksa bënte tatuazhin, Jonidën e shoqëroi edhe partneri i saj, Romeo Veshaj.

Ai publikoi një foto ku tregoi se ndodhej në të njëjtën studio, ndërsa po bënte edhe vetë një tatuazh.

Dyshja është përfolur prej kohësh për lidhjen e tyre të dashurisë, të cilën duket se po e shijojnë në maksimum.

Madje, gjatë një interviste Romeo u shpreh se kishte rënë për herë të parë në dashuri me vajzën në të cilënishte aktualisht në një lidhje, domethënë me Jonidën.

w3refcqw3dref.jpeg

wfcw3rf.jpeg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057