INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky detaj zbulon para kohe fituesin e “Topit të Artë”, mësoni cili është ai [FOTO]

Ky detaj zbulon para kohe fituesin e “Topit të Artë”, mësoni cili është ai [FOTO]

Publikuar më: 20:40 06-12-2017

Nesër do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të “Topit të Artë” për futbollistin më të mirë të vitit 2017. Mes 30 kandidatëve në listë, dy më kryesorët janë portugezi Cristiano Ronaldo dhe argjentinasi Lionel Messi.
Por Cristiano Ronaldo nesër do të bëjë të tijin “Topin e Artë” numër 5, duke barazuar Lionel Mesin. Nëse ndokush kishte dyshime, ata janë shuar përfundimisht nga kompania e vëshmbathjeve sportive “Nike”, e cila është zbuluar se do të nxjerrë në shitje dy modele të reja këpucësh të cilat kanë sinjale të qarta të suksesit të portugezit.
Një nga ato, “Mercurial Superfly V Quinto Triunfo CR7” përfshin edhe fjalët “triumfi i pestë” në gjuhën portugeze pikërisht në emërtimin e tyre.
Ky model i ri është i bardhe dhe me ngjyrë ari, ndërsa ka të stampuara vitet në të cilët Ronaldo ka fituar “Topin e Artë”: 2008, 2013, 2014, 2016 dhe 2017, që lë të kuptohet se ky trofe tashmë është në duart e lojtarit të Real Madrid.
Ndërkohë, pak ditë më parë edhe Florentino Perez, presidenti i Realit, foli me siguri të plotë se CR7 do të merrte “Topin e Artë” të pestë për të barazuar Mesin. “Ronaldo është një nga simbolet tona më të mëdha. Ai është golashënuesi më i mirë në historinë tonë. Pak ditë më parë, ai fitoi trofeun e dytë të ‘The Best’, ndërsa këtë javë ai do të fitojë edhe ‘Topin e Artë'”, tha Perez në një mbledhje me anëtarët e klubit.

 collageCR7.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034408569335938