Tayna është një reperet më të komentuara të momentit në rrjete sociale.
Shpeshherë ne e kemi parë, atë në udhëtimet dhe koncertet e saj ku shfaqet e vetme dhe e pashoqëruar, përveç stafit sigurisht.
Në këtë mënyrë thashethemet për dikë që gjendet në krahët e partneres janë rritur ndjeshëm kohët e fundit.
Së fundmi fansat e reperes kanë kapur një detaj mjaft interesant, ku në foton e postuar në Instastory ajo shfaqet në ashensor me një bluzë, të cilën e ka veshur edhe një djalosh mjaft i njohur në estradën shqiptare.
Ai quhet Valon Aziri dhe ndryshe njihet me nofkën “Kech Montana”. Kech Montana është pjesë e kompanisë ‘REDBOX’ në pozicionin e tekstshkruesit dhe drejtuesit të klipeve.
Çifti është përfolur edhe më parë për një lidhje midis tyre, madje ata ndiqeshin edhe me njëri-tjetrin në “Instagram”, ndërsa së fundmi duket se për të shmangur thashethemet ata kanë vendosur të mos e bëjnë, por duhet thënë se Valoni ndiqet nga shumë “Fan Page” të Taynës.
VITI 2018 KUR ÇIFTI NDIQEJ ME NJËRI-TJETRIN
VITI 2019, NUK NDIQEN MË, POR BIEN NË SY FAQET ME FANSA TË TAYNËS