INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i keq për baballarët. Fëmijët duhet të flen me nënë deri në moshën 3 vjeçare [VIDEO]

Lajm i keq për baballarët. Fëmijët duhet të flen me nënë deri në moshën 3 vjeçare [VIDEO]

Publikuar më: 15:27 08-12-2017

Bebet duhet të flenë në shtratin e nënës së tyre derisa të jenë të paktën tre vjeç këshillon një studim i fundit.
Studimi tregon se fëmijët që flinin në shtratin e tyre në tre vitet e para të jetës, bënin një gjumë të keq dhe zemra e tyre ngarkohej me stres.
E për të shmangur këtë Dr. Nils Bergman, nga Universiteti i Cape Town këshillon që nëna duhet ta mbaj pranë foshnjën kur fle pasi në këtë mënyrë përveçse e mbron nga stresi por krijon një lidhje më të fort më fëmijën.
Por fjetja me foshnjën nuk i vjen në ndihmë vetëm vogëlushit por dhe nënës, sipas të dhënave nënat që kishin pranë foshnjën përjetonin 3 herë më pak stres se ato që flinin larg .
Megjithatë ky studim ka hapur shumë diskutime pasi shumë pediatër e kanë quajtur të rrezikshme fjetjen e foshnjës me nënën pasi gjatë natës ajo mund të rrokulliset sipër tij çka do sillte dhe humbjen e fëmijës.
Megjithatë The National Childbirth Trust është pro fjetjes së foshnjës me nënën për sa kohë ajo nuk konsumon alkool, duhan dhe nuk është e lodhur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029208660125732