INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajme të këqija për Interin [FOTO]

Lajme të këqija për Interin [FOTO]

Publikuar më: 16:29 07-01-2018

Lajme të këqija vijnë për Interin nga Kina, pasi lojtari për të cilin interesohej klubi italian ka zgjedhur të transferohet te Vijareali në Spanjë.

Bëhet fjalë për sulmuesin kolumbian, Roxher Martinez, që do të largohet nga Jiangsu Suning.

Sulmuesi ishte në orbitën e klubit zikaltër, së bashku me një tjetër lojtar të këtij klubi, ish lojtarin e Çelsit, Ramires.

Ky klub ka të njëjtët pronarë si Interi, familjen kineze Zhang.

Vijareali ka paguar shifrën prej 15 milion eurosh për kolumbianin, i cili do ti bashkohet ekipit në ditët në vijim, transmeton aktuale.mk. Pronari Zhang e falënderoi lojtarin dhe i uroi suksese në të ardhmen, “Të falënderojmë për golat e shumtë që kë shënuar për ne dhe të urojmë suksese ne ekipin e ri”.

inter.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032899379730225