INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lavrov: BE praktika dashakeqëse në Ballkan

Lavrov: BE praktika dashakeqëse në Ballkan

Publikuar më: 17:11 19-02-2018

‘Bashkimi Europian u kërkon shteteve të Ballkanit të zgjedhin mes Perëndimit dhe Rusisë, praktika të tilla nuk janë aspak produktive, përkundrazi, shtojnë tensionet në kontinent’ ishte kjo deklarata që dha ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov në një intervistë për mediat serbe.

Sipas diplomatit Ukraina u përballë me të njëjtën dilemë dhe tashmë Ballkani është në të njëjtën situate.‘

‘Tanimë ata duan ta drejtojnë Ballkanin në të njëjtën lojë, duke i detyruar shtetet Ballkanike të zgjedhin nëse janë me Perëndimin apo Rusinë’ shtoi Lavrov.

Pak ditë më parë në Bruksel gjatë prezantimit të strategjisë së zgjerimit u bë e qartë se shtetet Ballkanike si Serbia, Mali i Zi apo Shqipëria do të mund të bëhen pjesë e unionit brenda 2025 sigurisht nëse plotësojnë disa kushte.

Mes të tjerave Beogradit i kërkohet që të normalizojë raportet me Kosovën dhe t’i bashkohet politikës së jashtme të BE-së.

Ministri i Jashtëm rus gjatë intervistës i konsideron të trishta kërkesat e BE kundrejt Serbisë.

Praktika të tilla të unionit bien në kontradiktë me deklaratën që kemi bërë pas Luftës së Ftohtë, askush nuk mund të forcohet duke shfrytëzuar të tjerët. Këtë gjë po bën sot unioni. Më duhet të shtoj se duke punuar për integrimin e Ballkanit ata po jetësojnë politikën e ndarjes. Këto janë manifestime, mentalitete që kontribuojnë vetëm në shtimin e tensioneve në kontinent, është një praktikë djallëzore’ shtoi diplomati.

Sipas tij shtete si rusia kina dhe turqia dëshirojnë të bashkëpunojnë me rajonin por është SHBA dhe BE që prezantojnë element anti rusë në politikën e Ballkanit.

'Washingtoni dhe shumë shtetet evropiane dërgojmë misionarët e tyre në Ballkan me mesazhe të qarta; mos u miqësoni me Rusinë, refuzoni bashkëpunimin në të gjitha fushat’ deklaroi Lavrov i cili shtoi se nuk sheh asgjë të keqe në dëshirën e Moskës për të ndihmuar shtetet ballkanike.

Article Logic
Execution time: 0.003403902053833