INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Le të udhëtojmë në vitet 60' nëpërmjet ‘makinës së kohës’ me Armina Mevlanin

Le të udhëtojmë në vitet 60' nëpërmjet ‘makinës së kohës’ me Armina Mevlanin

Publikuar më: 13:40 09-05-2018

Armina Mevlani është një ndër blogeret më të famshme në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Stili i saj i pagabueshëm, definitivisht po shndërrohet në një frymëzim për shumë vajza të reja. Sidoqoftë, kur flasim për Arminën, nuk nënkuptojmë vetëm stilin, por edhe histori në vetvete.


Armina gjithmonë ka qenë e ‘etur’ për të mësuar më shumë rreth ikonave të modës së viteve 50’ dhe 60’. Filmat e vjetër klasikë e kanë inspiruar gjithmonë atë për të marr ngacmimin që i duhej për modën.
Muzika rock, ikonat e modës si Marilyn Monroe, Audrey Hepburn dhe filmat klasikë gjithmonë e kanë frymëzuar atë dhe ajo shpesh e tregon këtë frymëzim në stilin e saj apo dhë në fotot që realizon.
Së fundmi ajo ka publikuar disa foto nga seti fotografik titulluar “The Time Machine” në blogun e saj “Rebel Heart”. Armina për të realizuar këto foto është frymëzuar nga vitet 60’.

“Gjithmonë kam ëndërruar një makinë kohe, e cila të më jepte mundësinë të udhëtoja në kohë, të shihja vitet e mëparshme, modën, mënyrën se si visheshin apo çfarë mënyre jetese kishin njerëzit. Në pamundësi të kësaj makine, më pëlqen të eksperimentoj me veshjet e mia, me shërbimet fotografike dhe të udhëtoj sa më shumë, për të përthithur pak nga çdo vend ku shkoj”, kështu e ka përshkruar Armina këtë set fotografik realizuar nga fotografi Eugenio Qose.


Duke marrë disa doza frymëzimi nga vitet 60’ ajo ka krijuar 3 stile: Lady Style, Babydoll dhe Rebele. Kështu që le të udhëtojmë në vitet 60’ me ‘makinën e kohës’ nëpërmjet blogeres Armina Mevlani.

Hidhini një sy fotove të saj shumë ‘vintage’

 

DSC2714.jpeg

DSC2896.jpeg

DSC3023.jpeg

DSC3172.jpeg

DSC3182.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049