INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta legjenda e ‘Rock and Roll’ Antoine Fats Domino[VIDEO]

Ndahet nga jeta legjenda e ‘Rock and Roll’ Antoine Fats Domino[VIDEO]

Publikuar më: 11:40 26-10-2017

Legjenda e ‘Rock and Roll’, Antonie Fats Domino është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar e bija e cila tha se këngëtari ishte ndarë nga jeta paqësisht, i rrethuar nga familja. Domino i lindur në Luiziana në 1928, e nisi karrierën muzikore në 1949. Me pesë dekada karrierë, ai arriti të kthehej në një legjendë të vërtetë duke shitur plot 65 milionë disqe si dhe prodhoi 25 këngë të cilat u klasifikuan si Gold Singells. Iu bashkua një saksofonisti dhe liderit të grupit Dave Bartholomeu, që prodhoi dhe ndihmoi në shkrimin e këngës së parë të Dominos, “The Fat Man”, të publikuar po atë vit. “The Fat Man” konsiderohet si disku i parë i rock and roll në histori.

Article Logic
Execution time: 0.0026829242706299