INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Letërsia e viteve ’45-’90/Takim për edukimin nga 5 universitete shqipfolëse

Letërsia e viteve ’45-’90/Takim për edukimin nga 5 universitete shqipfolëse

Publikuar më: 10:07 16-06-2019

Letërsia shqipe, posaçërisht ajo e vitit 1945-1990 ka bërë bashkë 5 universitete shqipfolëse. Për herë të parë është zhvilluar një konferencë shkencore ku është shtejlluar tema "Zhvillimi i letërsisë shqipe në vitet 1945-1990". Të pranishëm kanë qenë lektorët më të mirë të fushës nga të 5 universitete ku u fol mbi rëndësinë e letërsisë së periudhës së viteve të komunizmit dhe bashkëpunimit mes institucioneve universitare. 

Takimi u zhvillua në Universitetin “Aleksander Moisiu” Durrës, Departamenti i Letrësisë. Në të morën pjesë Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Tetovës.
Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të zv/rektorit Prof. Dr. Lekë Sokoli, i cili foli mbi rëndësinë, kushtet e zhvillimit dhe receptimin e kësaj letërsie.
Dekani i Fakultetit të Filologjisë Prof. Dr. Berton Sulejmani, theksoi në rëndësinë e e studimit të kësaj periudhe, ndërsa Prof. As. Dr. Mark Marku vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve si një pikënisje e rëndësishme për aktivitete shkencore.

letrsia_6.jpg

I njëjti mendim, u theksua nga Dekania e Fakultetit të Edukimit, Prof. As. Dr. Griselda Abazaj, e cila shprehu dëshirën që organizimi periodik i aktiviteteve të tilla të kthehen në traditë.

zyshaaaa.jpg

Konferenca u përshëndet nga Ministria e Kulturës, që nëpërmjet përfaqësueses së saj Znj. Irena Prici, vlerësoi frymën e bashkëpunimit mes institucioneve të Arsimit të Lartë dhe kontributin shkencor të studiuesve në kuadër të kësaj periudhe letrare.

ministria_edhe_nje_here.jpg

Në aktivitet morën pjesë mbi 40 studiues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut. Ky aktivitet është mbështetur nga Crystal System.

letresia_1.jpg

letrsia_8.jpg

 

letrsia_9.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003831148147583