INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liderët e politikës shqiptare dhe ndërkombëtarët urojnë Maqedoninë: Votim historik!

Liderët e politikës shqiptare dhe ndërkombëtarët urojnë Maqedoninë: Votim historik!

Publikuar më: 10:38 20-10-2018

Miratimi i propozimit të qeverisë për ndryshimet kushtetuese në Parlament është përshëndetur nga liderët e institucioneve dhe politikës shqiptare. Kosova dhe Greqia kanë vlerësuar gjithashtu këtë hap të rëndësishëm të vendit fqinj, ndërsa përfaqësuesit e Bashkimit Europian e konsideruan këtë vendim ditë të madhe për demokracinë në Maqedoni. Votimi i deputetëve në Parlament i hapi rrugë ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka një urim të veçantë për Maqedoninë pas votimit të nismës për ndryshimet kushtetuese në Parlament. “Gëzuar Ditëlindjen Republika e Maqedonisë së Veriut. Urime të përzemërta Zoran Zaevit dhe të gjithëve atyre që luftuan për këtë moment historik. Një derë e re e të ardhmes u hap sot për dy popujt tanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”-shkruan kreu i qeverisë. Për presidentin Ilir Meta, Maqedonia hodhi hapin e rëndësishëm.
“Votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur. E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë.”-tha kreu i shtetit.

Ish-kryeministri Sali Berishashkruan se ky whstw një votim historik për t’u përshëndetur në parlamentin e Maqedonisë së Veriut!
“Ky votim është gjithashtu një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Ndaj me këtë rast përshëndes të gjitha forcat politike shqiptare dhe maqedonase për vendimin e tyre historik”-deklaron Berisha.
Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur vendimin e Parlamentit. “Maqedonia e zgjodhi rrugën e integrimeve euroatlantike dhe bëri një hap të madh për forcimin e paqes në tërë rajonin tonë. Kuvendi i Maqedonisë mbrëmë dha shembullin e bashkimit të të gjitha partive për të mirën e qytetarëve dhe shtetit të tyre”-shkruan Thaçi.
Edhe Greqia ka përshëndetur votimin në parlament të propozimit të qeverisë për ndryshimin e emrit. Ministri i Punëve të Jashtëm të Greqisë Nikolla Dimitrov tha se Maqedonia vendosi të ecë para.
“Ne jemi larg nga ku duam të jemi. Por ne e dimë rrugën. Çdo hap është dhe do të jetë një sfidë e madhe. Për të gjithë ne. Por Maqedonia vendosi të qëndrojë në këmbët, të drejtoj kokën dhe të ecë përpara. Në fund, do t’ja dalim! Dhe kur do të shikojmë prapa do të krenohemi “- ka shkruar Dimitrov në Twitter.

Për komisionerin evropian për Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn kjo është një ditë e madhe për qytetarët e Shkupit.
“Një ditë e madhe për demokracinë në Shkup, Unë i uroj të gjithë ata që vendosën të ecin drejtë rrugës së BE-së. Pres që të respektohet vendimi i lirë i të gjithë deputetëve, veçanërisht i atyre që kaluan rreshtin sot. Kemi nevojë për qëndrime shtetërore, jo lojëra partiake”- u shpreh komisari për zgjerim Han.

Article Logic
Execution time: 0.0041680335998535