INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lihen në burg 3 protestues të opozitës, Bardhi: Prokuroria vegël politike, Rama në ditët e fundit

Lihen në burg 3 protestues të opozitës, Bardhi: Prokuroria vegël politike, Rama në ditët e fundit

Publikuar më: 13:09 16-04-2019

Pas vendimit të Gjykatës për lënien në burg të 3 protestuesve të opozitës, ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Ai i cilësoi arrestimet e protestuesve si ndalime politike, duke theksuar se Edi Rama është në ditët e tij të fundit.

“Prokuroria shërbeu si vegël politike, ku mbajti në arrest 16 protestues. Ata janë thjeshtë të arrestuar politikë, pasi janë kundërshtarë politikë të Edi Ramës.

Edi Rama është në ditët e fundit të tij dhe po bën çdo përpjekje për të burgosur për arsye politike qytetarët. Sa më shumë të burgosur politikë, aq më shumë protestues do të ketë në shesh”, deklaroi Bardhi.

Article Logic
Execution time: 0.0033750534057617